Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet në intervale të caktuara kohore të ketë reshje lokale shiu. Reshjet më intensive në shkallë vendi parashihen në orët e para të 24-orëshit dhe në orët e mbrëmjes, të cilat në zona të veçanta do të jenë në formë të rrebesheve kalimtare.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.