Një person i dënuar në Las Vegas ka sulmuar fizikisht gjykatësen e Gjykatës së Qarkut Clark, Mary Kay Holthus, gjatë seancës gjyqësore, pasi ajo ka marrë vendim t’ia mohojë lirimin me kusht.
Videoja tregon momentin e frikshëm kur i dënuari Deobra Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares për ta qëlluar.
Ndërsa hidhet drejt gjyqtares, Redden dëgjohet duke e ofenduar.
Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi ta rrihte brutalisht.
Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.
Nga lëndimet e marra, oficeri i policisë u desh të transportohej në spital.