Kryeministri Edi Rama ka njoftuare se takimi i radhës me diasporën do të jetë në Greqi, në Selanik.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky takim do të mbahet me 3 nëntor në Selanik, në Porto Palace Hotel, në orën 11:00. “Selanik, e diel 3 nëntor, ora 11:00 krenar për shqiptarët e Greqisë, krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama.
Ky është takimi i radhës së kryeministrit të Shqipërisë me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Së fundmi Rama ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhvilloi takim me shqiptarët që jeton atje.