Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka akuzuar BE-në se nuk po e trajton Kosovën si shtet, në këtë drejtim.
Konjufca këto deklarime i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shkruan Insajderi.
“Po menoj që është një qasje shumë diskriminuese e BE-së, i cili Kosovën e trajton si një jo-shtet. Kosova duhet me e mbrojtë të drejtën e vet deri në fund. E drejta e vetë është me u ulë me BE-në edhe me e qartësu deri në fund se kush e ka këtë kompetencë? A e ka Kosova a BE-ja? Unë mendoj që e ka Kosova. A jemi vonu a s’jemi vonu… Na ashtu kshtu jemi në masa të BE-së. Vonesa nuk munet me na e marr kompetencën neve për me e paraqit një draft të vetin para Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Konjufca.
“Na jemi shtet sovran, duhet të sillemi si të tillë. Na duhet ta mbrojmë këtë sovranitet. Nuk mundet BE-ja me të qit para aktit të krym. Nuk është version i Kosovës ai, është version i BE-së. Versioni i BE-së mundet me qenë konsultativ, mund të marrim klauzola të caktuara që janë për ne të arsyeshme”.
“Unë do ta quaja këtë qasje diskriminuese të BE-së dhe mohim të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai, duke shtuar se “nuk mundet me na e marrë BE-ja veç pse është e fortë”.
Ai ka mohuar mundësinë e masave shtesë të BE’së kundër Kosovës.
“Mua nuk më duket që do të mund të ketë masa shtesë, por çështja është si ti heqim këto ekzistueset, që i kemi. Kur jemi këtu, tashmë janë shtuar edhe zërat brenda BE-së që masat duhet të heqen, sepse s’ishin fare produktive në relacion me Republikën e Kosovës. Masat i kemi tash e një kohë, por rezultatet nëse i shihni, ne ndodhemi në situatën ku Serbia e ka hedhur poshtë Marrëveshjen e Ohrit. Serbia e konsideron këtë marrëveshje si një tavolinë ku mund të zgjedhë çka të dojë”