Lionel Messi është ende “më i miri në botë”

 

 

Trajneri i Inter Miami-t, Gerardo Martino, ende e konsideron Lionel Messi-n “më të mirin në botë,” pavarësisht se Vinicius Junior është pranë fitimit të çmimit prestigjioz të Topit të Artë.

Ylli i Real Madrid-it pritet të marrë çmimin në Francë të hënën, duke i dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t për këtë trofe francez.

Nuk ka dyshim që Vinicius pati një sezon të jashtëzakonshëm gjatë 2023/24, duke ndihmuar Real Madrid-in të fitojë La Liga dhe Champions League, por trajneri i Inter Miami-t, Martino, ka vënë në pikëpyetje kriteret e Topit të Artë dhe e ka quajtur argjentinasin e tij magjik si më të mirin.

“Topi i Artë nuk ka qenë kurrë diçka që më ka tërhequr vëmendjen, dhe nuk më duket e qartë nëse çmimi është për më të mirin në botë apo të vitit. Vinicius Junior me siguri e meriton [të jetë më i miri për sezonin e kaluar], megjithatë, nëse më pyesni kush është më i miri tani, është Messi”, tha trajneri i Miamit.

Messi fitoi Topin e Artë ,të tetë, në 2023, duke thelluar rekordin e tij pasi udhëhoqi Argjentinën në fitimin e Kupës së Botës për herë të tretë, por nuk u nominua për çmimin e vitit 2024.

Është thënë që 37-vjeçari është penalizuar për transferimin te Inter Miami, por ai vazhdon të shfaqë formë të lartë, pavarësisht se luan në Major League Soccer. Deri tani këtë sezon, ai ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 11 asistime, ndërsa Miami është kualifikuar në play-off.

Pasi u vendos të kalojë përfundimisht në SHBA pas një periudhe të vështirë te Paris Saint-Germain, Messi synon të shtyjë Miami-n deri në limit në garën për Kupën e MLS.

Pasi mposhtën Atlanta United 2-1 në ndeshjen e parë të play-off-it, ekipi i Martino-s synon ta përsërisë suksesin kundër skuadrës nga Georgia të premten, në një ndeshje jashtë fushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d