Familja Myftari: Rrethanat janë duke u hetuar, të mos spekulohet deri sa autoritetet të japin versionin e tyre

 

 

Familja Myftari nga Prishtina ka kërkuar mirëkuptim nga mediat që të mos spekulohet për rastin e vdekjes së Auron Myftarit, anëtarit të familjes i cili dyshohet se u vra nga vëllai i tij, Gent Myftari.

Regjisori Agon Myftari, vëllai i viktimës dhe i të dyshuarit, ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Arbëri.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.

Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Me respekt,

Familja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d