Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kryetari i Pejës, Muhaxheri u sulmua mëngjesin e ditës së shtunë nga dy persona në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Policia ka arritur që menjëherë të kap të dyshuarit dhe ti shoqërojë ata në stacion.
Ndërkaq, sot dy të dyshuarve Gjykata e Pejës ua ka vazhduar masën e ndalimit edhe për 48 orë.