Grafite ofenduese janë vendosur në Prishtinë ndaj ish-deputetit Fadil Geci. Ky i fundit dëshmoi para disa ditësh në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
“Shka i biri i shkinës”, është mbishkrimi i vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it, e cila gjendet në sheshin “Nëna Tereza”, në Prishtinë.
Aty është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.
Gazeta ua sjell pamjet: