Kryqi i vendosur në Bajçincë të Podujevës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Kryetari llapjan, Shpëjtim Bulliqi, ka thënë se është duke pritur verdiktin e organeve përgjegjëse sa i takon këtij rasti.
“Nuk e di se s’jam ka merrna me atë çështje. Por, u takon organeve të rendit. Pres që ata të na japin përgjigje për gjithë këto”, u shpreh ai për Indeksonline.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur hetimet konkrete për rastiKujtojmë se persona ende të panjohur dje kanë vendosur një kryq gjigant afër disa varrezave të fshatit, ndërsa kjo ka alarmuar menjëherë banorët e zonës. Rasti është denoncuar menjëherë në polici e cila ka intervistuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
“Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një mashkull kosovar, po ashtu është informuar edhe prokurori kompetent dhe rasti u nënshtrohet procedurave përkatëse policore për hetime të mëtejme”, thuhet në raportin e policisë.