Krisma armësh janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 21:05 në Prishtinë. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime.