Kuvendi i Kosovës e ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme që sot u thirr nga opozita për të diskutuar për “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të hedhur në votim rezolutën e sotme nga kjo seancë.
“Do ta vendosim sërish në votim në një seancë tjetër, kur të kemi kuorum do të votojmë seancën e sotme”, ka thënë Konjufca.