Peci e nis ditën me një video informuese: Kemi kthyer 31 hektarë tokë në dy zona kadrastrale të Pejës

 

 

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nisur ditën me një video informuese në iniciativën për rikthimin e tokave që janë nën menaxhimin e digasterit të tij.

“Rreth 31 ha tokë vetëm në dy zona kadastrale të Pejës dhe Prishtinës janë tjetërsuar.
Nndërsa në territorin e Komunës së Prishtinës, kemi gjetur se sipërfaqja e përgjithshme e tjetërsuar është 12 ha e 4 arë.
Falë përpjekjeve tona të vazhdueshme për denoncimin e keqpërdorimeve dhe thirrjeve drejtuar institucioneve, si në Ulpianë, Qyshk, Stankaj dhe Fushë-Kosovë, edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e ka ngritur këtë çështje në nivel institucional.

Si rezultat i angazhimit tonë:
10 ha janë rikthyer në Qyshk të Pejës,
1.34 ha në Zonën Industriale Prishtinë-Fushë-Kosovë,
22 aktakuza janë ngritur për ndërtime në pronat e ministrisë në Stankaj.
Ne nuk do të ndalemi së shpalosuri e denoncuari edhe më tutje këto abuzime me pronat publike”, ka thënë Peci në adresim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d