Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Bërnjak, pasi në veturë iu gjeten fanella dhe vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.
Sipas policisë, i dyshuari është shtetas kosovar, shkruan IndeksOnline.
Shtatë fanella dhe 148 vizitkarta policia i gjeti teksa po kontrollonte veturën e të dyshuarit.
“I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./IndeksOnline