Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin terrorist në Ankara, ku u vranë 5 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama shprehu ngushëllime për viktimat dhe theksoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Turqinë.
“Ne jemi thellësisht të tronditur nga lajmet për të vrarët dhe të plagosurit në Ankara. Shqipëria qëndron pranë Turqisë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s”, u shpreh ai.
Rama dënoi ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe shprehu bindjen se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky sulm i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.