Qeveria turke ka bërë të ditur se ushtria e saj ka sulmuar të mërkurën mbrëma caqe në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi e fajësoi atë për një sulm pranë Ankarasë që la të vdekur të paktën pesë persona.
Video të ndryshme nga sulmi të mërkurën në selinë e industrisë turke të Hapësirës Ajrore tregojnë të paktën dy persona që gjuajnë me armë rreth hyrjes së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km larg kryeqytetit, raporton BBC.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u vranë pesë persona dhe 22 të tjerë u plagosën.
“Gjithsej 32 objektiva që i përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses në sulmin hakmarrës”, thuhet në një deklaratë të ministria turke e Mbrojtjes.