Opozita thirrë sërish seancë të jashtëzakonshme, kësaj radhe për ‘skandalet’ në KEK

 

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër në orën 12:00, në emër të 43 deputetëve.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gashi ka njoftuar se kjo seancë është thirrur “për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d