Në Gjermani regjistrohet rasti i parë me variantin e ri të lisë së majmunëve

 

 

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani, raportoi gazeta “Bild” të martën, duke e cituar institutin për shëndet publik, “Robert Koch”.

Instituti refuzoi që të jepte ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit publik për herë të parë në dy vitet e fundit në gusht pas përhapjes së rasteve në Republikën Demokratike të Kongos në Afrikë, që tashmë është përhapur edhe në shtetet fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d