Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Aksidentin me të vdekur e konfirmoi edhe Policia.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Gazeta raportoi se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangaj, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit.
Fotografitë e dy të rinjëve i ka publikuar Adem Morina, drejtori i Kulturës në komunën e Prizrenit. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve për rastin e rëndë.
Viktimat siç merr vesh Gazeta janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.