Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar sot në Tiranë.
Mediat në Shqipëri raportojnë se kryetari i Partisë së Lirisë (PL) është arrestuar nga Policia e Shqipërisë në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimi në SHBA, raportojnë mediat në Shqipëri.
Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti. Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror.
Meta kishte njoftuar në konferencë në 13:40.