Sistemi antiraketor i avancuar i ushtrisë amerikane THAAD ose Terminali i Mbrojtjes së Zonës së Lartë është tani në Izrael, tha sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin.
THAAD-i është pjesë e sistemeve të mbrojtjes ajrore me shumë shtresa të ushtrisë amerikane. Ai u dërgua në Izrael për të forcuar mbrojtjen e tij kundër raketave.
“Sistemi THAAD-it është funksional”, tha Austin, duke folur me gazetarët përpara se të mbërrinte në Ukrainë të hënën. “Ne kemi aftësinë ta vëmë në funksion shumë shpejt”, shtoi ai./abcnews.al