Leon Dajaku, është kthyer në formacionin e Hajdukut pasi në fillim Gatusso nuk llogariste fare në të. Por mundësinë e dhënë futbollisti shqiptar nuk e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.
Dajaku kishte paraqitje dëshpëruese ndaj Slaven Belupos dhe reagoi ashpër pasi u zëvëndësua në minutën e 56 të ndeshjes.
Ai hodhi shishen fuqishëm në drejtim të stolave në bankinë.
Kjo sjellje e tij pritet t’i kushtojë nga trajneri Gatusso që njihet për vendimet e rrepta në situata të tilla.
Leon Dajaku didn’t enjoy being subbed off 😬#HNL #SLBHAJpic.twitter.com/dOzRs4sjpF
— Croatian Football (@CroatiaFooty) October 20, 2024