Lamtumirat nuk janë të lehta, veçanërisht jo në aeroport. T’i thoni lamtumirë të dashurit tuaj mund të zgjasë shumë.
Por kjo është pikërisht ajo që ka shtyer drejtorin e aeroportit Dunedin të Zelandës së Re që të ndryshoi rregullat, shkruan Prishtina Sot.
Kjo është arsyeja pse ai e kufizoi shpejt kohën e lamtumirës në zonën e lëshimit në tre minuta .
Shenjat e reja tërheqin vëmendjen për këtë.
“Nëse keni nevojë për më shumë kohë, ju lutemi ta bëni këtë në parking” thuhet në rregullat e reja të aeroportit.
“Sa më shpejt pasagjerët të thonë lamtumirë dhe të lëvizin nëpër aeroport, aq më mirë për pasagjerët e tjerë që presin në zonën e zbritjes” shpjegoi drejtori.