Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamenicës, ku për pasojë një 33-vjeçar ka humbur jetën, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrolit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes.
Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.”