Sot 4 vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt në Serbi, vazhdon të mbahet në burgjet serbe

 

 

Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare në janar të vitit 2020, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes. Katër vite më pas, Mehmetaj vazhdon të mbahet në burgjet serbe gjersa drejtësia e tyre vazhdon të bëjë lojëra më rastin e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se prokuroria serbe i ka vazhduar mbajtjen në paraburgim Mehmetajt deri me 24 shkurt të këtij viti.

Në këtë rast janë mbajtur disa seanca gjyqësore dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre disa dëshmitarë, por ende nuk ka një datë të përfundimit të gjykimit.

Vlera e shpenzimeve për familjen Mehmetaj në ndjekjen e rastit është tejet e lartë.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ishte kërkuar përmes një letre zyrtare ministres së Drejtësisë të Serbisë, Maja Popoviq, transferimin e Nezir Mehmetajt në Kosovë.

Por Serbia asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën e palës kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d