Spitali i Përgjithshëm në Pejë pranon donacion 30 shtretër për pacientë

 

 

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientët, një ndihmë e rëndësishme që do të përmirësojë kushtet e trajtimit.

Këtë lajm spitali e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar donatorët për kontributin e tyre.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur mirënjohje të thellë dhe vlerësim të madh për këtë akt bujarie, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së ofruar.

“Falënderojmë nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe Shtetin Zviceran për këtë donacion të vyer, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për pacientët tanë dhe në krijimin e një mjedisi më të mirë shëndetësor për të gjithë”, thuhet ne njoftim.

Donacioni erdhi si rezultat i iniciativës së famullitarit të Kishës Katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë, Don Lorenci Sopii, i cili pas një bisede me Drejtorin Ekzekutiv të spitalit, Fazli Shala, siguroi mbështetjen e Daniel Thomas dhe Shtetit Zviceran.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d