Kombëtarja e Kosovë shënoi dy fitore gjatë ndeshjeve të tetorit në UEFA Nations League dhe Edon Zhegrova ishte lojtari më i dashur nga tifozët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, lojtari i Lille ka shfaqur vetën e tij me tifozët “Dardanë”.
“Gjithmonë i juaji”, ka shkruar Edon Zhegrova
Gjatë dy ndeshjeve, Zhegrova shënoi një gol dhe bëri super paraqitje, duke bërë sërish tifozët përvete, pavarësisht skandalit që pati në muajin e kaluar.
Zhegrova tani është rikthyer në Lille, ku gjatë këtij vikendi do të luajë ndaj Monaco-s në Ligue 1.