Serbia nënshkruan marrëveshje me konzorciumin koreano-amerikan, Hill: Hap i madh drejt pavarësisë energjetike

 

 

Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me konzorciumin koreano-amerikan, Hyundai Engineering dhe UGT Renewables për ndërtimin e centraleve solare për prodhimin e energjisë së pastër.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi se Serbia, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ka bërë një hap të madh drejt pavarësisë energjetike dhe energjisë së pastër, shkruan Tanjug.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për shumë arsye. Nuk ka industri më emocionuese në botë sesa ajo solare. Kur i shikoni panelet solare, ndoshta nuk duken shumë interesante, por kjo është diçka e madhe për botën e sotme, sepse prodhojnë energji të pastër”, tha Hill, i cili mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për realizimin e projektit të ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d