Kurti, Bislimi e Haxhiu do të paditën nga familja e Faton Hajrizit

 

 

Familja e Faton Hajrizit, i cili mbeti i vrarë në Serbi ka njoftuar se do t’i padisë dhe kallëzojnë penalisht disa zyrtarë publikë, që sipas tyre kanë përdorur gjuhë të ashpër, përkatësisht jo etike ndaj tij.

Kështu tha për indeksonline avokati, Gent Gjini teksa konfirmoi se padia do të ushtrohet ndaj kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha.

Ai pretendon se këta zyrtarë të shtetit “kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.

“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.

Theksojmë se Faton Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dhe më 19 korrik të 2024-s ishte vrarë në Lloznicë, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.

Trupi i tij është kthyer në Kosovë më 9 gusht, e dy ditë më vonë është varrosur në Klinë të Ulët të Skenderajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d