Ngjarje tragjike në Shqipëri, gjyshi aksidenton për vdekje nipin e tij 2-vjeç

 

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kamzës mëngjesin e së mërkurës, ku gjyshi aksidentalisht ka përplasur për vdekjen nipin e tij 2 vjeç.

Shtetasi P. M. ishte duke ecur mbrapsht me automjet, në oborrin e banesës së tij dhe nuk e ka parë të miturin që ishte aty, raportojnë mediat në Shqipëri.

Si pasojë e përplasjes i mituri ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d