E turpshme, dy turistëve u thyhet vetura te Ujëvara e Mirushës

 

 

Dy turistë janë ndarë me përshtypjet më të këqija në vizitën e parë në Kosovë.

Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale.

Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme dhe është nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d