Vrasja e Liridona Ademaj ka tronditur të gjithë, duke ngjallur edhe reagime të shumta në vend. Së fundmi, për vdekjen e Liridonës ka reaguar edhe aktori i njohur, Naser Rafuna.
Ai ka kërkuar dënim me vdekje.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokollës për vrasjen e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës me 29 nëntor.