Ministrin i Ekonomisë Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pensionet, me rritje prej 20 për qind.
Postimi i plotë i Muratit:
Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.
Duke filluar nga ky muaj, skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%:
– Pensioni Bazik i Moshës,
– Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,
– Pensionet për Aftësi të Kufizuara,
– Pensioni për Personat e Verbër,
– Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,
– Pensioni Invalidor i Punës,
– Pensioni Familjar, dhe
– Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.
Qeveria për të gjithë!