Media e famshme suedeze: Mbappe dyshohet se dhunoi një femër në Suedi!

 

 

Gazeta e fuqishme suedeze “Aftonbladet” ka shkruar se Kylian Mbappe është njëri nga të dyshuarit për dhunimin e një femre në Suedi.

Ylli francez ka vizituar Stokholmin pas pushimit që i është dhënë nga Ancelotti. Përdhunimi i raportuar thuhet të ketë ndodhur të enjten që lamë pas.

Në dokumente rezulton edhe se hoteli ku ka qëndruar Mbappe, është vendi i veprës së kryer. Raporti u mor nga policia të shtunën e kaluar pasi gruaja kishte kërkuar ndihmën e organeve të drejtësisë.

Prokurorja Marina Charikova, e cila udhëheq hetimet, për momentin nuk dëshiron të komentojë më tej për rastin, duke thënë se ende janë në fazën fillestare.

“Këto pretendime janë krejtësisht të rreme dhe të papërgjegjshme dhe shpërndarja e tyre është e papranueshme”, thuhet në një deklaratë të përfaqësuesve të Mbappes./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d