Ministria e Mbrojtjes: Maqedonci s’i dërgoi letër Kurtit për mosnënshkrimin e tenderit për ushqim

 

 

Ministria e Mbrojtjes i ka mohuar raportimet në media se nga ministri Ejup Maqedonci ka pasur një refuzim të nënshkrimit për furnizim të ushqimit me operatorin e ri ekonomik për personalin e FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se një letër refuzimi e tillë nga ana e ministrit Maqedonci nuk i është dërguar kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tyre, tenderi është anuluar, për shkak se njëri nga grupi i operatorëve të shpallur fitues ka dërguar kërkesë për anulim të tenderit.

“Me udhëzimin e ministrit Maqedonci dërguar të premten e datës 11 tetor, tenderi është anuluar, për shkak të kontestit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues, njëri nga të cilët ka dërguar dhe personalisht kërkesë për anulim të tenderit. Kjo pasiguri ligjore e prodhuar me këtë rast ka bërë që ministri Maqedonci të mos e nënshkruaj kontratën, e që rrjedhimisht një tender i tillë i panënshkruar nuk prodhon asnjë pasojë juridike apo financiare”, thuhet nga ana e Ministrisë.

Në reagim gjithashtu thuhet se mosvazhdimi i kontratës me operatorin e deritanishëm s’do të thotë paralizim i ofrimit të këtij shërbimi.

“Pavarësisht asaj që po tentohet të paraqitet në publik përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, ritheksojmë se ministria e mbrojtjes për herë të parë ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake. Gjersa çdo kazermë aktualisht ka të angazhuar kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Studentore, me datën 10 tetor në web faqen e ministrisë së mbrojtjes është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional të kuzhinerëve. Me pranimin e personelit prej 106 personash kjo problematik do t’i përkas së kaluarës”, thuhet tutje në reagim.

Sipas ministrisë, pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d