Një konflikt verbal eskaloi në tentim vrasje, të dielën në mbrëmje, në fshatin Isniq të Deçanit. Si pasojë e të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur, ndërsa dy të dyshuar u arrestuan, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Viktima është dёrguar nё Spitalin Rajonal në Pejё për trajtim mjekësor dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka gjetur e sekuestruar një armë dhe një gëzhojë.
Pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, njëri nga të dyshuarit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё liruar.