Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Çarshinë e Gjatë në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
“Policia rreth orës 07:25 është informuar se në Çarshinë e Gjatë në Pejë një person është i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet”, tha ai.