Një skenë tmerri u zbulua në Kentaki ditët e fundit, pasi autoritetet policore arrestuan një grua, pasi një trup i copëtuar u gjet në oborrin e shtëpisë së nënës së saj, dhe më pas oficerët gjetën edhe mbetje njerëzore në një tenxhere.
Një burrë që bënte punë në shtëpinë në Mount Olivet, rreth 50 milje në juglindje të Cincinnati, thirri autoritetet të mërkurën pasi gjeti trupin në oborrin e shtëpisë, tha Policia e Shtetit të Kentakit.
Policia mori një urdhër kontrolli për shtëpinë dhe thirri një ekip të posaçëm, por një grua brenda shtëpisë, 32-vjeçarja Torylena Fields, refuzoi t’i përgjigjej kërkesës së oficerëve për të dalë jashtë për t’u marrë në pyetje. Më në fund, pas negociatave, 32-vjeçarja ka dalë nga banesa, me gjak në fytyrë, duar dhe rroba, thuhet në njoftimin e policisë.
A Kentucky woman argued that she was “casting spells” when a body believed to be her mother was found outside the home. A contractor followed drag marks in the grass to find multiple blood-stained items and a dismembered body: https://t.co/cI8SLvSUrs pic.twitter.com/GA1KkvTXee
— Local 12/WKRC-TV (@Local12) October 12, 2024