Një rrahje masive është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit ditor, në rrahje dyshohet të jenë përfshirë shtatë persona, ku janë përfshirë edhe mjete të forta. Policia tutje bën të ditur se dy zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare kanë intervenuar, ku përgjatë intervenimit njëri nga ta ka pësuar lëndime në dorë.
Katër nga ta janë arrestuar nga policia.
“Pejë 12.10.2024 – 22:00. Është raportuar se janë përfshirë në një rrahje rreth 7 persona të dyshuar, njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një mjetë të fortë për të sulmuar personat e pranishëm, në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm/afër dy zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare të cilët kanë intervenuar, gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi.
Policia njofton tutje se rasti është nën hetime.