Shpëtim Duro raportohet se është shkarkuar nga posti i trajnerit të Suhrekës.
Dy humbjet e fundit me rezultate të thella ndaj Llapit (3-0) dhe Malishevës (1-3) thuhet se kanë qenë vendimtare për shkarkimin e tij. Klubi nga Suhareka tashmë ka vendosur trajnerin e ri, i cili është Qendrim Kida.
Duro iu bashkua Ballkanit pas një aventure të suksesshme me Struga Trim-Lum, ku arriti të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut .
Ndërsa Kida i është bashkuar Suharekës në Durrës aty ku suharekasit po kryejnë përgatitjet në pauzën e Kombëtareve.