Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, kanë zhvilluar një takim me krerët më të lartë të shtetit.
Fillimisht, Munsch dhe Barduani kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas presidenten Vjosa Osmani.
Asnjëri takim, nuk është paralajmëruar, ndërsa në pamjet e EO-s shihen komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe Gjeneralmajori i ushtrisë italiane teksa dalin nga Presidenca.
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marr detyrën e komandantit të KFOR-it nga komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.
Barduanit detyra i është dorëzuar në një ceremoni në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku ndër të tjerë kanë marr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Barduani pritet të jetë në këtë detyrë për një periudhë njëvjeçare. Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it.Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, presidentja e shtetit u shpreh populli i Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me misionin e KFOR-it.