Ky është polici i suspenduar, s’e regjistroi një kontranbandist në pikën kufitare!

 

 

Inspektorati i Policisë së Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me detyrë në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sabit Rushitin i cili u suspendua me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor (tashmë  i suspenduar) më 03.10.2024 ka qenë duke e kryer detyrën e kontrollimit në kabinën e cila është në dalje të Republikës së Kosovës në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit dhe dyshohet se i njëjti nuk ka ndalur e as ka futur në sistem te të dhënave të PK-së të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë nga policia në Maqedoninë e Veriut si i dyshuar për kontrabandë me lëndë narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d