Audio-incizimi me Radoiçiq: Seancë e jashtëzakonshme sot, rezolutë për shkarkimin dhe hetimin e Kusarit

 

 

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, me vetëm një pikë: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Millan Radoiçiq.

Seanca do të fillojë në orën 12:00.

PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë përmes së cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetime ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.

Po ashtu kërkohet nga Grupi Parlamentar i LVV-së që ajo të shkarkohet nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.

Ndryshe, në audio-incizimin e publikuar, Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radoiçiq për Ligjin për pagën minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Vetë Kusari ka reaguar dje në Kuvend, ku ka thënë se video-incizimi është i fabrikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d