Avokatja Fehmie Bytyqi ka treguar në emisionin “Kosova today” se javën e kaluar është mbajtur seanca e burrit që vrau Gjyljeta Ukellën në prill të këtij viti.
Si përfaqësuese e familjes, ajo tha se në seancë burri i saj shprehu pendesë, por nuk zbuloi më shumë rreth deklaratave në seancë e cila zgjati rreth 4-5 orë. “Gjyljeta asnjëherë nuk kishte treguar se kishte probleme me bashëkshortin. I ka mbajtur tre puna, rriti fëmijët dhe vazhdimisht thoshte “e dua”, tha Bytyqi.
Tutje, ajo bëri të ditur se tash njëra nga motrat e të ndjerës është ligjërisht kujdestare e fëmijëve të saj.