Meteorologu amerikan shpërthen në lot teksa raporton për fuqinë e uraganit “Milton”

 

 

Ndërsa uragani Milton i afrohet Floridës, ai ka ndikuar rëndë shërbimet e linjave ajrore dhe duke çuar në anulimin e mbi 700 fluturimeve. Ndërkohë janë bërë edhe evakuime masive të banorëve. Fuqia e uraganit Milton është bërë një pikë kryesore diskutimi, pasi meteorologu John Morales u shpërtheu në lot në trasnmetim të drejtpërdrejtë ndërsa përshkruan ndikimin dhe shkatërrimin që mund të sjellë ky uragan.

Morales, ndërsa shikonte imazhet satelitore të rrugës së uraganit, u bë emocional dhe u kërkoi falje shikuesve. “Kërkoj falje – kjo është thjesht e tmerrshme,” tha ai.

Uragani Milton, të cilin meteorologët e cilësuan si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”, po i afrohet Floridas. Uragani pritet të godasë Florida nga e mërkura deri të enjten dhe autoritetet paralajmërojnë se do të jetë “stuhia më e fuqishme” që do të godasë gadishullin “në njëqind vitet e fundit”. Për këtë arsye ata intensifikuan thirrjet për qytetarët që të evakuohen menjëherë.

“I gjithë gadishulli i Floridës është nën një lloj vëzhgimi ose alarmi,” tha të martën guvernatori Ron DeSantis. Joe Biden, presidenti i SHBA-së, u tha njerëzve se duhet të “evakuohen menjëherë”.

“Është çështje jete a vdekjeje”, tha Biden.

Kryetari i bashkisë së Tampa paralajmëroi banorët që të evakuohen.

Mediat amerikane raportojnë se në Florida është krijuar kaos pas thirrjes për evakuim emergjent. Dhjetëra mijëra njerëz bllokuan rrugët në përpjekje për t’u evakuuar dhe u bllokuan në trafik. Të martën pasdite, Milton u karakterizua si një stuhi e kategorisë 5 me erëra deri në 165 mph.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d