AUV mbyll një operator ilegal qe merrej me trajtimin e nënprodukteve shtazore

 

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur një biznes ilegal i cili merrej me trajtimin-përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura.

“Përveç mungesës se dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë”, thuhet në njoftimin e AUV.

“Ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar largimin, tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve shtazore, për të penguar çfarëdo rreziku qe mund të shkaktohet nga ndotja. Po ashtu ka bërë mbylljen e subjektit”.

Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d