Koci: Ka informacione që edhe shumë persona janë të përfshirë në sulmin në Banjskë

 

 

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarëve  për sulimin terrorist në Banjska.

Pas përfundimit të seancës u deklarua edhe avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci.

Koci, tha se ka informacione që, përveç 42 të akuzuarve, edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e prokurorit. Hetimet për këtë rast, në mënyrë të vrullshme dhe intensive, po vazhdojnë”, u shpreh ai.

Koci shtoi se i mbetet në dorën e prokurorit të rastit se a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet aktakuza aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d