Hovenier mirëpret vendimin për mallrat serbe: Hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian

 

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i kënaqur me vvendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ambasadori Hovenier ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt integrimit evropian.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit europian”.

“Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d