Nis hyrja e mallrave serbe në Kosovë, Sveçla paralajmëron hapjen e të gjitha pikave kufitare

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalë me njoftim për pikëkalimin kufitar në Merdar ku nga sot mallrat që hyjnë nga Serbia do të kontrollohen.

Sveçla ka thënë se Merdari do të jetë i hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë derisa të funksionalizohen skanerët me rreze X.

Ai ka shtuar se pikat tjera me Serbinë do të hapen pasi skanerët të funksionalizohen nëpër pikat tjera kufitare.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se transportuesit e mallrave duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës.

“Transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d