Kurti: Janë hapur 75 mijë vende të reja pune, hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”

 

 

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi siç theksoi ai, janë hapur 75 mijë vende të reja pune.

Këto komente, Kurti i ka bërë në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Investitorët siç e dimë kërkojnë konsistencë dhe shërbime me burokraci që të jetë e mundur. Për fat të mirë si elzekutiv jemi qeveria e parë që do ta përfundojë mandatin e plotë, një tregues i qartë i stabilitetit insitucional dhe politik, por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona. Një pjesë thelbesore është edhe fuqia jonë punëtore, duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin profesional”.

“Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme pune sigurisht por duam punë nuk ka më parulla dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, tha kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d