Vrasja e Liridona Ademajt: Kjo është vepra penale për të cilën dyshohet pjesëtari i FSK-së

 

 

Disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli, si të dyshuar për kryerjen e vrasjes së saj më 29 nëntor në fshatin Bernicë të Prishtinës u arrestuan Naim Murseli (bashkëshorti) si dhe Granit Plava. Pak pas arrestimit të tyre, Gazeta raportoi ekskluzivisht se i dyshuar i tretë për këtë rast që ra në prangat e Policisë së Kosovës është Kushtim Kokalla.

Gazeta po ashtu mësoi se i njëjti ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa kishte lidhje familjare me Naimin – nip e dajë, ku kohëve të fundit ishin parë goxha shpesh së bashku.Sot Kushtrim Kokallës, njëjtë si dy të dyshuarve tjerë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë u është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Kushtrim Kokalla u arrestuar për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.

Sinjali po ashtu mësoi se pas shqiptimit të masës së paraburgimit tre të dyshuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d